Superiore

Superiore, Vora-Teuta dhe Vllaznia-Laçi përballen sot në kërkim të pikëve

Java e 13-të e kampionatit “Abissnet Superiore” vijon sot me dy ndeshje, ku skuadrat do të kërkojnë rezultate të rëndësishme në objektivat e tyre. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Vorë, aty ku vendasit do të presin Teutën në orën 13:30. Durrsakët vijnë pas fitores minimale ndaj Laçit në…

Superiore, Vora-Teuta dhe Vllaznia-Laçi përballen sot në kërkim të pikëve

Java e 13-të e kampionatit “Abissnet Superiore” vijon sot me dy ndeshje, ku skuadrat do të kërkojnë rezultate të rëndësishme në objektivat e tyre.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Vorë, aty ku vendasit do të presin Teutën në orën 13:30. Durrsakët vijnë pas fitores minimale ndaj Laçit në Rrogozhinë dhe synojnë të marrin një tjetër rezultat pozitiv, për të mos humbur kontaktin me Egnatian kryesuese.

Për Vorën, tre pikët janë veçanërisht të nevojshme për shkak të situatës në renditje. Ekipi ndodhet në vendin e 8-të, me pikë të barabarta me Partizanin, ndaj një sukses përballë Teutës do të kishte peshë të madhe.

Në orën 16:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, do të luhet sfida mes Vllaznisë dhe Laçit. Shkodranët e presin këtë takim me moral të lartë, pasi kanë regjistruar dy fitore radhazi dhe besojnë se mund ta vazhdojnë serinë pozitive edhe ndaj kurbinasve.

Laçi, ndërkohë, gjendet në një situatë tepër të vështirë. Një fitore do t’i rikthente shpresën në një sezon të komplikuar, ku tashmë edhe mbijetesa në elitë është vënë në dyshim.