Labinot Xhoxhaj triumfon ndaj Eduardo Giustinit dhe ruan kurorën evropiane

Boksieri kosovar Labinot Xhoxhaj ka arritur të mbajë titullin e kampionit të Evropës në kategorinë e rëndë, pas fitores ndaj italianit Eduardo Giustini. Fitorja e Xhoxhajt erdhi pas përfundimit të 12 raundeve. Të tre gjyqtarët vlerësuan në favor të tij, duke i dhënë pikët që i siguruan triumfin.…

Labinot Xhoxhaj triumfon ndaj Eduardo Giustinit dhe ruan kurorën evropiane

Boksieri kosovar Labinot Xhoxhaj ka arritur të mbajë titullin e kampionit të Evropës në kategorinë e rëndë, pas fitores ndaj italianit Eduardo Giustini.

Fitorja e Xhoxhajt erdhi pas përfundimit të 12 raundeve. Të tre gjyqtarët vlerësuan në favor të tij, duke i dhënë pikët që i siguruan triumfin.

Përballja u zhvillua të premten në mbrëmje në arenën “Europa-Park”, në qytetin Rust të Gjermanisë. Ndeshja ishte e vlefshme për titullin evropian në peshën e rëndë dhe u organizua nga EBU-ja.

Meçi u transmetua drejtpërdrejt nga Radio Televizioni i Kosovës.