Trajneri spanjoll i Chelseat, Xabi Alonso, po kërkon të ndryshojë filozofinë e lojës së ekipit londinez, duke synuar një futboll më ofensiv dhe më të drejtpërdrejtë.
Siç raporton The Telegraph, Alonso nuk ka ndërmend të ndërtojë një skuadër që mbështetet te mbajtja e gjatë e topit, një qasje që e karakterizoi Chelsean gjatë periudhave të Enzo Marescas dhe Maurizio Sarrit në krye të skuadrës.
Përkundrazi, ai synon të rikthejë një stil më të balancuar dhe sulmues, i ngjashëm me mënyrën se si Chelsea luante kur ai ishte pjesë e Liverpoolit si futbollist.
Strategjia e tij taktike fokusohet te rikuperimi i topit në zonat e rrezikshme të fushës dhe te kalimi i shpejtë drejt sulmit. Alonso dëshiron që lojtarët të jenë më agresivë gjatë tranzicioneve, në vend që të përqendrohen te posedimi i topit dhe ngadalësimi i ritmit të ndeshjes.
Ndërkohë, drejtuesit e Chelseat vijojnë t’i besojnë trajnerit. Sipas raportimit, hierarkia e klubit mendon se Alonso duhet të ketë kohën e nevojshme për të zbatuar idetë e tij dhe për ta kthyer ekipin në një skuadër me rezultate më të qëndrueshme.
Pas 11 xhirove të zhvilluara në Ligën Premier, Chelsea ndodhet në vendin e tetë me 16 pikë të grumbulluara.
Forma e fundit e londinezëve nuk ka qenë bindëse, sepse në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat kanë arritur vetëm një fitore.
