Mbiemri “Haaland” në një përplasje ligjore mes yllit norvegjez dhe një elektricisti polak

Një konflikt për përdorimin e mbiemrit “Haaland” si markë tregtare po vazhdon prej tre vjetësh dhe tani është para Gjykatës së Përgjithshme të Bashkimit Evropian në Luksemburg. Çështja përfshin sulmuesin Erling Haaland dhe një elektricist polak. Elektricisti, i cili punon në Norvegji, e regjistroi…

Mbiemri “Haaland” në një përplasje ligjore mes yllit norvegjez dhe një elektricisti polak

Një konflikt për përdorimin e mbiemrit “Haaland” si markë tregtare po vazhdon prej tre vjetësh dhe tani është para Gjykatës së Përgjithshme të Bashkimit Evropian në Luksemburg. Çështja përfshin sulmuesin Erling Haaland dhe një elektricist polak.

Elektricisti, i cili punon në Norvegji, e regjistroi markën në vitin 2022 për veshje sportive, pajisje, pije energjike dhe produkte të tjera. Mosmarrëveshja u bë e dukshme një vit më pas, kur futbollisti i Manchester Cityt tentoi të mbronte mbiemrin e vet dhe zbuloi se ai ishte regjistruar tashmë.

Përfaqësuesit ligjorë të Haalandit thonë se marka u regjistrua me keqbesim, për të përfituar financiarisht nga emri i një prej futbollistëve më të njohur në botë. Polaku i kundërshton këto akuza dhe deklaron se nuk kishte dëgjuar për Haalandin, pasi nuk ndjek as kombëtaren norvegjeze, as futbollin e huaj.

Në vendimin e parë, Zyra e Pronësisë Intelektuale e Bashkimit Evropian (EUIPO) e anuloi regjistrimin, duke e vlerësuar si të pabesueshme pretendimin se elektricisti nuk kishte dijeni për sulmuesin norvegjez. Polaku e ka apeluar këtë vendim dhe çështja do të shqyrtohet nga Gjykata e Përgjithshme e BE-së në Luksemburg.

Ka pasur edhe raste të tjera të ngjashme. Gjykata e BE-së rrëzoi kërkesën e një shtetasi portugez, i cili pretendonte se mbiemrin “Neymar” e kishte regjistruar pa dashje.

Pas një beteje të gjatë ligjore, Lionel Messi arriti të siguronte të drejtën për ta mbrojtur mbiemrin e tij si markë tregtare.