Kombëtaret

Pas ndërprerjes së kontratës me Sivassporin, Rey Manaj zgjedh agjencinë e re të menaxhimit

Rey Manaj ka bërë hapin e radhës pas vendimit të marrë një ditë më parë për të mbyllur kontratën me Sivassporin. Sulmuesi shqiptar ndërmori këtë veprim për shkak të detyrimeve të papaguara dhe premtimeve të parealizuara nga klubi. Raportimet më të fundit në media tregojnë se futbollisti nga…

Pas ndërprerjes së kontratës me Sivassporin, Rey Manaj zgjedh agjencinë e re të menaxhimit

Rey Manaj ka bërë hapin e radhës pas vendimit të marrë një ditë më parë për të mbyllur kontratën me Sivassporin. Sulmuesi shqiptar ndërmori këtë veprim për shkak të detyrimeve të papaguara dhe premtimeve të parealizuara nga klubi.

Raportimet më të fundit në media tregojnë se futbollisti nga Lushnja është bërë pjesë e “LIAN Sports Group”, agjencia e menaxhimit e themeluar dhe drejtuar nga agjenti i njohur Fali Ramadani.

Fokusi i Ramadanit në merkato është kryesisht te klubet e Italisë dhe Spanjës, konkretisht në Serie A dhe La Liga. Për këtë arsye, skuadra e ardhshme e bomberit të Kombëtares pritet të jetë pjesë e njërit prej këtyre dy kampionateve elitare europiane.

Gjatë karrierës së tij në Spanjë, Manaj ka veshur fanellat e disa ekipeve, por nuk ka luajtur asnjëherë në La Liga. Në Itali, ndërkohë, ai ka qenë pjesë e Interit, Spezia-s dhe Pescara-s.

Sezoni aktual po rezulton më i miri në karrierën e 29-vjeçarit shqiptar, të paktën sa u përket statistikave. Me Sivassporin, ai ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 13 ndeshje të Ligës së Parë turke. Formën e lartë Manaj e ka konfirmuar edhe me Kombëtaren, ku në 5 paraqitjet e fundit ka realizuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asiste.