Serie A

Shpendi pritet të largohet nga Cesena në janar, Cagliari në garë për transferimin e tij

Cristian Shpendi mund të largohet nga Cesena gjatë afatit kalimtar të janarit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare luan me klubin që garon në Serie B të Italisë. Paraqitjet e shkëlqyera të tij këtë sezon kanë tërhequr interesin e disa skuadrave të Serie A, të cilat po synojnë ta transferojnë. Cagliari…

Shpendi pritet të largohet nga Cesena në janar, Cagliari në garë për transferimin e tij

Cristian Shpendi mund të largohet nga Cesena gjatë afatit kalimtar të janarit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare luan me klubin që garon në Serie B të Italisë.

Paraqitjet e shkëlqyera të tij këtë sezon kanë tërhequr interesin e disa skuadrave të Serie A, të cilat po synojnë ta transferojnë.

Cagliari konsiderohet pretendenti kryesor për Shpendin, edhe pse ai ka kontratë me Cesenan deri në vitin 2028.

Klubi aktual dëshiron ta mbajë sulmuesin të paktën deri në fund të sezonit, ndërsa Cagliari është i gatshëm të ofrojë deri në 5 milionë euro për kartonin e tij.

I promovuar në ekipin e parë të Cesenas në vitin 2021, Shpendi është bërë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës në sezonet e fundit.

Në 13 ndeshje të zhvilluara këtë sezon në Serie B, 23-vjeçari ka realizuar 12 gola dhe ka dhënë 1 asistim. Me Kombëtaren e Shqipërisë numëron gjithashtu katër paraqitje.