Galatasaray ka regjistruar një fitore me vlerë të madhe përballë Aston Villës në fushën e vet.
Ndonëse i mungonin disa emra të rëndësishëm, përfshirë Victor Osimhen që u la jashtë për shkak të një dëmtimi, skuadra turke arriti të dalë me rezultatin 1-0.
Në fillim, Aston Villa u shfaq më kërkuese dhe krijoi disa mundësi shënimi, por nuk ia doli t’i finalizonte ato.
Maatsen dhe Harwood-Bellis patën raste të pastra për gol, megjithatë asnjëri nuk mundi ta mposhtte portierin e Galatasarayt.
Në momentin kur nuk pritej, vendasit e zhbllokuan ndeshjen. Pas një kaosi në zonë, Deniz Gul ishte në pozicionin e duhur dhe shënoi me kokë pas një harkimi nga këndi në minutën e 77-të.
Aston Villa kërkoi barazimin, por nuk arriti dot ta thyejë mbrojtjen e kundërshtarit.
Me këtë rezultat, Galatasaray arrin në nëntë pikë, aq sa ka edhe Aston Villa pas pesë xhirove të luajtura.
