Kombëtaret

Nga pritjet vendimtare në fushë te detyra e re te Partizani: Alban Hoxha feston 39-vjetorin

Alban Hoxha feston sot 39-vjetorin e lindjes. Ish-portieri i Partizanit dhe i Kombëtares shqiptare ka marrë urime nga klubi ku kaloi një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij. Partizani i kushtoi Hoxhës një postim, ku i uroi 100 vite të lumtura dhe suksese të shumta me fanellën e kuqe. Në…

Nga pritjet vendimtare në fushë te detyra e re te Partizani: Alban Hoxha feston 39-vjetorin

Alban Hoxha feston sot 39-vjetorin e lindjes. Ish-portieri i Partizanit dhe i Kombëtares shqiptare ka marrë urime nga klubi ku kaloi një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij.

Partizani i kushtoi Hoxhës një postim, ku i uroi 100 vite të lumtura dhe suksese të shumta me fanellën e kuqe. Në fotografitë e publikuara, ai shfaqet në momente të ndryshme të karrierës, si në rolin e portierit, ashtu edhe si pjesëtar i stafit teknik të të kuqve.

Më 1 korrik të këtij viti, Hoxha i dha fund karrierës si futbollist profesionist dhe mori një rol të ri te Partizani, si trajner i portierëve. Me “Demat e Kuq” ai luajti 360 ndeshje, pësoi 278 gola dhe në 158 takime e përfundoi ndeshjen pa pësuar.

Gjatë karrierës së tij, Hoxha mbrojti edhe portën e Dinamos, Besës së Kavajës, Kastriotit dhe Apolonisë. Me Kombëtaren shqiptare u aktivizua në gjithsej 4 ndeshje.