Erling Haaland mund të largohet nga Manchester City vitin e ardhshëm, ndërsa klubi anglez ka nisur të përgatitet për këtë mundësi.
City është zyrtarisht i gatshëm ta shesë sulmuesin gjatë vitit 2027 dhe ka përcaktuar çmimin e kartonit të tij, në një kohë kur disa klube të mëdha evropiane kanë shfaqur interes.
Real Madrid, Barcelona, PSG dhe Liverpool janë në garë për Haalandin. Secilit prej tyre do t’i duhej të paguante të paktën 150 milionë euro, shuma që kërkon City.
Haaland, 26 vjeç, iu bashkua Cityt nga Borussia Dortmundi në vitin 2022. Kontrata e tij me klubin anglez është e vlefshme deri në verën e vitit 2034.
Këtë sezon, sulmuesi ka realizuar 14 gola në 15 ndeshje për Cityn në të gjitha garat.
