Serie A

Ismajli do të mungojë deri në janar, Torino do ta ketë sërish vitin e ardhshëm

Ardian Ismajli e ka përfunduar më herët se sa pritej vitin 2026, pasi pësoi lëndime në ndeshjen e fundit të Torinos në kampionat. Pas dëmtimeve të marra ndaj Napolit, mbrojtësi nuk pritet të luajë deri vitin e ardhshëm dhe do të duhet të pushojë të paktën një muaj. Në përballjen që Torino e humbi…

Ismajli do të mungojë deri në janar, Torino do ta ketë sërish vitin e ardhshëm

Ardian Ismajli e ka përfunduar më herët se sa pritej vitin 2026, pasi pësoi lëndime në ndeshjen e fundit të Torinos në kampionat.

Pas dëmtimeve të marra ndaj Napolit, mbrojtësi nuk pritet të luajë deri vitin e ardhshëm dhe do të duhet të pushojë të paktën një muaj.

Në përballjen që Torino e humbi 1:0 fundjavën e kaluar, Ismajli pësoi frakturë në dorën e djathtë, si dhe lëndoi muskulin e kofshës së majtë.

Ekziston mundësia që futbollisti t’i nënshtrohet operacionit, çka do ta linte jashtë fushës deri në janar të vitit të ardhshëm.

Torino do ta ndiejë mungesën e tij gjatë kësaj periudhe, veçanërisht duke pasur parasysh besimin e trajnerit Ignacio Abate te mbrojtësi i Shqipërisë.

Ismajli, 30 vjeç, ka zhvilluar 13 ndeshje për Torinon këtë sezon. Kontrata e tij me klubin është e vlefshme deri në qershor të vitit 2027.