Merkato

Sopoti zyrtarizon ndarjen nga trajneri Rraman Hallaçi pas disfatës me Korabin

Humbja në shtëpi ndaj Korabit të Peshkopisë në javën e 11-të të Kategorisë së Parë ka sjellë reagim të menjëhershëm te drejtuesit e Sopotit. Klubi librazhdiot ka njoftuar përmes rrjeteve sociale largimin e trajnerit Rraman Hallaçi. Hallaçi kishte tërhequr vëmendjen me Sopotin, të cilin e ngjiti…

Sopoti zyrtarizon ndarjen nga trajneri Rraman Hallaçi pas disfatës me Korabin

Humbja në shtëpi ndaj Korabit të Peshkopisë në javën e 11-të të Kategorisë së Parë ka sjellë reagim të menjëhershëm te drejtuesit e Sopotit. Klubi librazhdiot ka njoftuar përmes rrjeteve sociale largimin e trajnerit Rraman Hallaçi.

ZYRTARE/ Bëri bujë me ekipin, njoftohet largimi i trajnerit disa

Hallaçi kishte tërhequr vëmendjen me Sopotin, të cilin e ngjiti nga Kategoria e Dytë në Kategorinë e Parë, por ky sezon nuk ka ecur sipas parashikimeve. Skuadra mban vendin e parafundit në renditje me 7 pikë pas 11 javësh të luajtura.

Në njoftimin e klubit shprehet mirënjohje për profesor Rraman Hallaçin për punën e jashtëzakonshme të bërë gjatë sezonit 2025-2026 në Kategorinë e Dytë. Sipas klubit, falë punës, përkushtimit, profesionalizmit dhe dashurisë për fanelën, Sopoti u rikthye në Kategorinë e Parë pas 10 vitesh.

Klubi thekson gjithashtu se ka shumë respekt për gjithçka që ai ka bërë për ekipin dhe se dyert e Sopotit do të jenë gjithmonë të hapura për të. Në fund, Hallaçit i urohet sukses në vazhdim.