Kombëtaret

Rrugëtimi i Kosovës në Ligën e Kombeve, Bardh Maxhuni veçon anët pozitive dhe negative

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutuan rrugëtimin e Kombëtares së Kosovës në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve, duke u ndalur te rezultatet, paraqitjet dhe vendimet që çuan në përfundimin e kësaj…

Rrugëtimi i Kosovës në Ligën e Kombeve, Bardh Maxhuni veçon anët pozitive dhe negative

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutuan rrugëtimin e Kombëtares së Kosovës në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve, duke u ndalur te rezultatet, paraqitjet dhe vendimet që çuan në përfundimin e kësaj fushate.

Bardh Maxhuni theksoi se kartonët e kuq e dëmtuan shumë Kosovën në Ligën e Kombeve, por përmendi edhe formën e sulmuesve si një faktor të rëndësishëm që ndikoi te rezultatet e ekipit.

“Kur e pamë shortin në fillim, pas hedhjes dhe pasi i pamë kundërshtarët, edhe pse thamë se Liga B është një nivel shumë i lartë dhe ishte hera e parë si për ne si gazetarë, ashtu edhe për tifozët, besoj se e llogarisnim Izraelin si autsajder në atë aspekt, sepse i njohim rrethanat politike që janë atje”.

“E dimë se ndoshta fokusi i tyre nuk ka qenë 100 për qind futbolli, por edhe cilësia e lojtarëve; megjithatë, në fund po shohim se nëse ka një kundërshtar që na dëmtoi më shumë në këtë fushatë kualifikuese, ai është pikërisht Izraeli. Ashtu siç e tha edhe Shkumbini, Kosova duhej të kishte marrë së paku katër pikë ndaj këtij kundërshtari”.

“Por besoj se këtu kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë, për shembull rasti i dy kartonëve të kuq, që të dy kanë ndodhur; edhe pse unë e konsideroj pak më shumë si gjest instinkti, besoj se duhej vepruar në mënyrë më të pjekur në atë moment, njësoj edhe Veldin Hoxha, i cili përjashtohet me karton të kuq”, ka thënë Maxhuni ndër të tjera.

Episodin e plotë të “Arena e Yjeve” mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.