Superiore

Vora dhe Tirana përballen sot, sfida që mbyll xhiron e 12-të të Superiores

Sot luhet takimi i fundit i javës së 12-të në “Abissnet Superiore”, ku Vora pret Tiranën në fushën e saj. Ndeshja është planifikuar të nisë në orën 13:30. Dy ekipet vijnë në këtë duel me synime të ndryshme. Vora kërkon të reagojë pas humbjes së thellë 5-1 pësuar ndaj Egnatias në transfertën e…

Vora dhe Tirana përballen sot, sfida që mbyll xhiron e 12-të të Superiores

Sot luhet takimi i fundit i javës së 12-të në “Abissnet Superiore”, ku Vora pret Tiranën në fushën e saj. Ndeshja është planifikuar të nisë në orën 13:30.

Dy ekipet vijnë në këtë duel me synime të ndryshme. Vora kërkon të reagojë pas humbjes së thellë 5-1 pësuar ndaj Egnatias në transfertën e Rrogozhinës. Nga ana tjetër, Tirana e drejtuar nga Dean Klafuriç synon të vazhdojë me rezultate pozitive, pas fitores së ngushtë në shtëpi kundër Teutës.

Në renditje, të dyja skuadrat janë shumë pranë njëra-tjetrës. Vora ndodhet në vendin e 8-të me 12 pikë, ndërsa Tirana ka 15 pikë dhe qëndron një pozicion më lart. Një barazim nuk do të ishte i favorshëm për asnjërën palë, pasi do ta komplikonte më tej situatën e tyre në kampionat.