Serie A

Aro Muric rrezikon largimin nga Sassuolo, klubi italian vlerëson ndërhyrje te portierët në janar

Sassuolo po vlerëson mundësinë që të bëjë lëvizje në repartin e portierëve gjatë merkatos së dimrit dhe një ndër emrat që rrezikon të jetë pjesë e ndryshimeve është Arijanet Muric, gardiani i përfaqësueses së Kosovës. Sipas asaj që raporton mediumi italian Settecalcio, e ardhmja e Muric në klubin…

Aro Muric rrezikon largimin nga Sassuolo, klubi italian vlerëson ndërhyrje te portierët në janar

Sassuolo po vlerëson mundësinë që të bëjë lëvizje në repartin e portierëve gjatë merkatos së dimrit dhe një ndër emrat që rrezikon të jetë pjesë e ndryshimeve është Arijanet Muric, gardiani i përfaqësueses së Kosovës.

Sipas asaj që raporton mediumi italian Settecalcio, e ardhmja e Muric në klubin italian mund të mbyllet që në muajin janar, në rast se portieri dardan nuk arrin të tregojë rritje në performancat e tij gjatë pjesës së mbetur të sezonit.

Muric e filloi kampionatin si zgjedhja kryesore e trajnerit në portë dhe ishte titullar në tetë ndeshjet e para, por me kalimin e javëve e humbi gradualisht vendin në formacionin bazë.

Në tetë paraqitjet e tij në Serie A, portieri kosovar ka pësuar 17 gola, ndërsa në tri sfidat e tjera ku ka luajtur Stefano Turati, skuadra ka marrë edhe 12 gola të tjerë.

Në total, ekipi italian ka pësuar 29 gola në 11 javët e para të kampionatit, duke pasur një nisje të vështirë sezoni edhe në aspektin e rezultateve, pasi ka siguruar vetëm tetë pikë.

Megjithatë, as Turati nuk ka arritur të lërë gjurmë pozitive me paraqitjet e tij, gjë që e bën çështjen e portës një ndër pikat që Sassuolo pritet ta analizojë përpara se të hapet merkatoja e janarit.

Kështu, qëndrimi i Muric te Sassuolo mbetet i pasigurt dhe muajt në vazhdim mund të jenë përcaktues për të ardhmen e tij në futbollin italian.