La Liga

Mourinho nderpreu konferencën për shtyp pas pyetjes për Ronaldon

Jose Mourinho, trajneri i Real Madridit, braktisi konferencën e shtypit në prag të ndeshjes kundër Celta Vigos, menjëherë pasi u pyet për Cristiano Ronaldon. Gazetarët e pyetën se si e shikon kombëtaren portugeze në mungesë të Ronaldos. Por trajneri portugez nuk pranoi të futej në atë temë dhe u…

Mourinho nderpreu konferencën për shtyp pas pyetjes për Ronaldon

Jose Mourinho, trajneri i Real Madridit, braktisi konferencën e shtypit në prag të ndeshjes kundër Celta Vigos, menjëherë pasi u pyet për Cristiano Ronaldon.

Gazetarët e pyetën se si e shikon kombëtaren portugeze në mungesë të Ronaldos.

Por trajneri portugez nuk pranoi të futej në atë temë dhe u përgjigj shkurtimisht.

“Jo, jo, jo, jo jo. Si portugez, e vetmja gjë që them është se Portugalia duhet të fitojë gjithmonë. I laj duart nga të tjerët dhe nuk them asgjë. Faleminderit”, tha Mourinho, u ngrit në këmbë dhe doli nga salla.

Në pjesën tjetër të konferencës, fokusi kryesor ishte Vinicius. Braziliani u rikthye në skuadër pas një pezullimi prej katër ndeshjesh dhe realizoi pesë gola për kombëtaren në dy ndeshje miqësore kundër Singaporit dhe Japonisë.