Serie A

Salah ndërmjetëson transferimin e Ernest Muçit te Roma, ofensiva e madhe pritet në janar

Sipas raportimeve më të reja të mediave italiane dhe turke, sulmuesi egjiptian Mohamed Salah ka bindur ish-klubin e tij, Romën, që të transferojë talentin shqiptar Ernest Muçi. Klubi romak duket se ka siguruar mbështetjen e Salahut për të nisur një ofensivë të plotë që në afatin kalimtar të…

Salah ndërmjetëson transferimin e Ernest Muçit te Roma, ofensiva e madhe pritet në janar

Sipas raportimeve më të reja të mediave italiane dhe turke, sulmuesi egjiptian Mohamed Salah ka bindur ish-klubin e tij, Romën, që të transferojë talentin shqiptar Ernest Muçi.

Klubi romak duket se ka siguruar mbështetjen e Salahut për të nisur një ofensivë të plotë që në afatin kalimtar të janarit. Ndërkohë, detajet tregojnë se Trabzonspor, e cila mban të drejtat e lojtarit Muçi, nuk synon ta lëshojë atë pa një shumë prej 22 milionë eurosh.

25-vjeçari ka një kontratë me skuadrën turke deri në verën e vitit 2029, ndërsa këtë sezon ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 6 asiste në 10 ndeshje në kampionat, duke treguar një formë të shkëlqyer.