Bundesliga

Leipzig përcakton çmimin për Grudën: 100 milionë euro

Brajan Gruda po kalon një sezon të shkëlqyer te Leipzig, ndërsa në dy ndeshjet e tij të para me kombëtaren gjermane në Ligën e Kombeve ai shënoi dy gola dhe dha po aq asistime. Aktualisht i huazuar te Leipzig nga Brightoni, klubi gjerman tashmë u ka komunikuar anglezëve se do të aktivizojë…

Leipzig përcakton çmimin për Grudën: 100 milionë euro

Brajan Gruda po kalon një sezon të shkëlqyer te Leipzig, ndërsa në dy ndeshjet e tij të para me kombëtaren gjermane në Ligën e Kombeve ai shënoi dy gola dhe dha po aq asistime.

Aktualisht i huazuar te Leipzig nga Brightoni, klubi gjerman tashmë u ka komunikuar anglezëve se do të aktivizojë opsionin e blerjes së Grudës për 30 milionë euro.

Duke vënë re interesimin e skuadrave të mëdha evropiane për shërbimet e mesfushorit shqiptar, drejtuesit e Leipzigut kanë përcaktuar shumën që kërkojnë për ta lënë të lirë.

Për ta transferuar Grudën në përfundim të këtij sezoni, Leipzig kërkon të paktën 100 milionë euro për 22-vjeçarin.

Rrjedhimisht, ekipe si Bayerni, Liverpooli dhe Chelsea do të duhet të ofrojnë 100 milionë euro nëse duan ta marrin Grudën verën e ardhshme.

Në 13 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, Gruda ka shënuar 2 gola dhe ka regjistruar 5 asistime për Leipzigun.