La Liga

Zbulohet strategjia e veçantë e Mourinhos për Arda Gulerin pas rinovimit deri në vitin 2032

Jose Mourinho po synon t’i japë Arda Gulerit një rol edhe më të rëndësishëm te Real Madridi, pasi mesfushori vazhdoi kontratën me klubin deri në vitin 2032, raporton Sport. Sipas mediumit, te klubi madrilen besojnë se 21-vjeçari mund të arrijë statistikat më të mira të karrierës së tij gjatë këtij…

Zbulohet strategjia e veçantë e Mourinhos për Arda Gulerin pas rinovimit deri në vitin 2032

Jose Mourinho po synon t’i japë Arda Gulerit një rol edhe më të rëndësishëm te Real Madridi, pasi mesfushori vazhdoi kontratën me klubin deri në vitin 2032, raporton Sport.

Sipas mediumit, te klubi madrilen besojnë se 21-vjeçari mund të arrijë statistikat më të mira të karrierës së tij gjatë këtij sezoni.

Mourinho planifikon ta aktivizojë Gulerin kryesisht në krahun e djathtë, nga ku ai mund të futet në qendër për të krijuar epërsi numerike në mesfushë, ndërsa Federico Valverde do të mbulojë hapësirën në krah.

Tekniku portugez mund ta përdorë turkun edhe si mesfushor qendre, në rolin e numrit tetë, veçanërisht kundër skuadrave që mbrohen me bllok të ulët. Megjithatë, Mourinho preferon që Guler të luajë më pranë portës kundërshtare.

Mesfushori turk ka kontribuar tashmë me pesë gola dhe shtatë asistime në 19 paraqitje me klubin dhe kombëtaren këtë sezon.

Ndërkohë, Guler pritet të rikthehet në fundjavë në formacionin bazë të Realit për ndeshjen kundër Celta Vigos.