Debutimi i Mauricio Pochettino në krye të Manchester United do të vijë menjëherë me një sfidë të madhe, pasi të dielën skuadra e tij luan kundër Liverpoolit në “Anfield”, në kuadër të Premier League.
Edhe pse ekipet gjenden në pozita krejt të ndryshme në renditje, tekniku argjentinas e bëri të qartë se United nuk do të shkojë në Liverpool i frikësuar, por me synimin për të marrë fitoren.
“E dimë shumë qartë çfarë do të thotë kjo ndeshje dhe sa peshë ka. Jemi të ndërgjegjshëm se do të jetë një përballje e vështirë, por njëkohësisht besojmë te mënyra jonë e lojës”, u shpreh ai.
Pochettino theksoi se lojtarët e tij do të zbresin në fushë me ambicie për fitore dhe se kërkon një paraqitje të guximshme në një nga stadiumet më të vështira të Anglisë.
“Natyrisht që do të garojmë. Do të shkojmë në ‘Anfield’ për të fituar, për të luajtur me guxim dhe për të qenë Manchester United, apo jo? Historia flet në emrin tonë dhe për atë që duhet të presim nga Manchester Unitedi”, shtoi ai.
Trajneri argjentinas u kërkoi futbollistëve të tij që të mos tremben para kundërshtarit dhe ta marrin në dorë lojën.
“Duhet të sigurohemi që të jemi të guximshëm, ta marrim iniciativën dhe të shkojmë atje pa frikë, për t’u ndeshur me një ekip shumë cilësor si Liverpooli”, përfundoi Pochettino.
