Barcelona mund të ndahet nga dy prej lojtarëve të saj gjatë afatit kalimtar dimëror, në rast se në klub mbërrijnë oferta që bindin bordin drejtues.
Skuadra katalanase pritet të ndërmarrë disa ndryshime në janar, por para afrimeve të reja synon të sigurojë të ardhura përmes shitjeve.
Eksperti i transferimeve Matteo Moretto raporton se Barcelona po e konsideron seriozisht mundësinë e shitjes së njëkohshme të Alejandro Baldes dhe Jules Koundes, nëse për ta paraqiten oferta të favorshme.
Te Balde situata është komplikuar ndjeshëm, pasi mbrojtësi ka humbur terren në hierarkinë e Hansi Flickut. Përpara tij në krahun e majtë renditen Joao Cancelo dhe Xavi Espart.
Edhe paraqitjet e Koundes nuk kanë shfaqur përmirësimin e pritur, ndërsa dëmtimet e shpeshta ia kanë vështirësuar edhe më tej pozitën. Në krahun e djathtë, Eric Garcia dhe Brian Farinas janë shndërruar në alternativat më të besueshme për Flickun.
Barcelona po përpiqet të krijojë fondet e nevojshme për përforcime në repartin e mbrojtjes gjatë janarit, ndaj largimi i Koundes dhe Baldes mund të jetë vendimtar për planet e klubit.
