Klubi i njohur anglez u interesua për De Gean, spanjolli refuzoi ofertën e tyre në çastet e fundit

Lajme

David De Gea ka hedhur poshtë mundësinë për t’u rikthyer në Ligën Premier gjatë janarit, sipas raportimeve të fundit.

Spanjolli është një lojtar i lirë që prej largimit të tij nga Manchester United verën e kaluar. Ai i dha fund aventurës së tij në “Old Trafford” pas plotë 12 vitesh.

33-vjeçari më herët ishte lidhur me një kalim në Ligën Saudite, klubet e së cilës ishin gati t’i ofrojnë një pagë të majme vetëm për ta joshur atë për një kalim në Lindjen e Mesme.

Transferimi i tij atje ende nuk është realizuar, teksa tani thuhet se portieri veteran ka refuzuar një ofertë të një klubi të njohur anglez gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas The Athletic, Nottingham Forest u mundua të nënshkruajë me ish-portieri ne Manchester United, sidoqoftë De Gea e refuzoi ofertën ‘afatshkurtër’ të klubit anglez.

Forest më pas eventualisht kontaktoi me Arsenalin për të mësuar më shumë rreth situatës së Aaron Ramsdale i cili e ka humbur pozitën e startuesit, mirëpo në fund përfunduan duke transferuar portierin belg, Matz Sels.

De Gea i cili gjithashtu ishte lidhur me një kalim tek Newcastle United, vazhdon të mbetet lojtar i lirë dhe ka ende mundësinë që të sigurojë një klub të ri, ani pse afati kalimtar u mbyll ditën e djeshme./Telegrafi/



sport,David de Gea,Nottingham Forest,Premier League , David de Gea,Nottingham Forest,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *