Elbasani është padyshim një nga skuadrat më aktive në merkato. Me blerjet “BIG” që verdheblutë kanë barë si në merkaton e shkuar verore, por edhe në këtë dimërore është një nga pretendentët kryesorë për t’u shpallur kampion në Kategorinë e Parë dhe për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar.
Por te Elbasani nuk ka vetëm blerje të bujshme. Klubi verdheblu ka filluar me largimet, teksa ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me dy lojtarë.
Armando Rami nuk do të jetë më pjesë e Elbasanit. Mbrojtësi i majtë i cili u afrua te verdheblutë verën e shkuar, kur erdhi si transferim i lirë nga Kastrioti, nuk ka marrë minutat e dëshiruara këtë sezon dhe kanë vendosur t’i japin fund bashkëpunimit.
Po për të njëjtën arsye, edhe sulmuesi, Jeton Krasniqi nuk do të jetë më nën urdhërat e Nevil Dedes. Edhe 23-vjeçari ashtu si Rami u transferua te Elbasani në merkaton e shkuar verore pasi mbylli aventurën me Tërbunin. Por tashmë sulmuesi nuk është më në planet e Dedes dhe drejtuesve verdheblu.
Teksa lajmin për largimin e dy futbollistëve e ka bërë të ditur vetë klubi i Elbasanit me anë të një postimi në faqen zyrtare ku shkruan:
“AF Elbasani njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistët Armando Rami dhe Jeton Krasniqi. Falenderojmë djemtë për kontributin e dhënë për ekipin dhe i urojmë suksese në karrierën e tyre.” /newsport.al/
sport,Elbasani , Elbasani