Rey Manaj pritet të luajë sot me Kombëtaren shqiptare në përballjen ndaj Bjellorusisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, Liga C.
Ndërkohë, informacionet e fundit nga Turqia bëjnë të ditur se sulmuesi po shqyrton mundësinë të largohet nga Sivasspor që në merkaton e dimrit. Klubi i tij luan në Ligën e Parë turke.
Futbollisti lushnjar po kalon periudhën më të mirë të karrierës, me 10 gola dhe 2 asiste në 13 ndeshje kampionati për Sivasspor. Megjithatë, vështirësitë financiare të klubit dhe renditja e tij në vendet e fundit të tabelës kanë ndikuar në vendimin e Manajt për t’u larguar.
