Premier League

Pochettino firmos me Manchester United, zyrtarizimi pritet gjatë fundjavës

Manchester United ka përmbyllur marrëveshjen me Mauricio Pochettinon për t’i besuar drejtimin e skuadrës. Dokumentacioni i kontratës është dërguar tashmë dhe mban firmat e të dyja palëve, duke e afruar trajnerin argjentinas me një etapë të re të karrierës. Sipas gazetarit të njohur të merkatos,…

Pochettino firmos me Manchester United, zyrtarizimi pritet gjatë fundjavës

Manchester United ka përmbyllur marrëveshjen me Mauricio Pochettinon për t’i besuar drejtimin e skuadrës. Dokumentacioni i kontratës është dërguar tashmë dhe mban firmat e të dyja palëve, duke e afruar trajnerin argjentinas me një etapë të re të karrierës.

Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, klubi anglez pritet ta njoftojë zyrtarisht emërimin gjatë kësaj fundjave. Në raportimin e tij thuhet se Pochettino do të firmosë për dy vjet e gjysmë, me qëndrimin në Old Trafford të parashikuar deri në verën e vitit 2029.

Në stolin e Manchester United, argjentinasi do të pasojë Michael Carrickun. Ky i fundit u largua nga detyra të enjten, si pasojë e rezultateve zhgënjyese të regjistruara në nisje të sezonit.

Me një fitore të vetme në 10 takimet e para të kampionatit, Manchester United mban vendin e 18-të në Ligën Premier. Për Pochettinon, sfida fillestare do të jetë largimi i klubit nga zona e rënies, përpara se ta rikthejë në luftën për pozicionet e sipërme të renditjes.

Megjithatë, marrja e drejtimit të skuadrës angleze nuk do të ndodhë menjëherë. Trajneri do të vazhdojë fillimisht angazhimin me Kombëtaren e SHBA-së, të cilën do ta udhëheqë në dy përballjet e ardhshme me Haitin, të programuara të shtunën dhe të martën.

Pjesë e marrëveshjes është edhe shuma që Manchester United duhet t’i paguajë Federatës Amerikane të Futbollit si kompensim për lirimin e Pochettinos nga kontrata me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara.

Pasi të mbyllë këto dy ndeshje, Pochettino pritet të mbërrijë në Mançester javën e ardhshme për të nisur zyrtarisht punën në krye të ekipit të ri.