Kombëtaret

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, shkëlqejnë Asllani dhe Muçi te notat e lojtarëve

Kombëtarja shqiptare ka siguruar një fitore me vlerë në shtëpi përballë Finlandës. Të besuarit e trajnerit e kontrolluan takimin nga fillimi deri në fund, duke marrë tri pikët falë suksesit 2-0. Sipas vlerësimeve të “Sofascore”, Kristjan Asllani u shpall lojtari i ndeshjes me notën 8.1, ndërsa…

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, shkëlqejnë Asllani dhe Muçi te notat e lojtarëve

Kombëtarja shqiptare ka siguruar një fitore me vlerë në shtëpi përballë Finlandës.

Të besuarit e trajnerit e kontrolluan takimin nga fillimi deri në fund, duke marrë tri pikët falë suksesit 2-0.

Sipas vlerësimeve të “Sofascore”, Kristjan Asllani u shpall lojtari i ndeshjes me notën 8.1, ndërsa menjëherë pas tij u renditën Ernest Muçi dhe Elseid Hysaj me nga 7.9.

Në anën tjetër, te Finlanda zhgënjeu Tenho, i cili për më tepër u ndëshkua me karton të kuq dhe u vlerësua me 5.9.

Notat e lojtarëve:

Shqipëria në përballjen e ardhshme do të ndeshet me Bjellorusinë, ku i nevojitet të paktën një pikë për t’u ngjitur në Ligën B.