Bundesliga

Zgjodhi Gjermaninë në vend të Shqipërisë, Brajan Gruda në vëmendjen e Bayern Munich si pasues i mundshëm i Michael Olise

Bayern Munich po ndjek ecurinë e Brajan Grudës dhe mund të shqyrtojë një lëvizje për të në të ardhmen. Sipas “Bild”, kampionët e Gjermanisë janë të interesuar për progresin e sulmuesit shqiptar. Drejtuesve bavarezë u pëlqen profili i Grudës, rritja e vazhdueshme e të cilit ka tërhequr vëmendjen e…

Zgjodhi Gjermaninë në vend të Shqipërisë, Brajan Gruda në vëmendjen e Bayern Munich si pasues i mundshëm i Michael Olise

Bayern Munich po ndjek ecurinë e Brajan Grudës dhe mund të shqyrtojë një lëvizje për të në të ardhmen. Sipas “Bild”, kampionët e Gjermanisë janë të interesuar për progresin e sulmuesit shqiptar.

E BUJSHME/ Zgjodhi Gjermaninë para Shqipërisë, Brajan Grudës

Drejtuesve bavarezë u pëlqen profili i Grudës, rritja e vazhdueshme e të cilit ka tërhequr vëmendjen e tyre. Ata po vëzhgojnë nëse ai do ta ruajë këtë ecuri, por, siç sqaron “Bild”, aktualisht nuk ka asnjë negociatë.

Media gjermane e përmend Grudën si alternativë të mundshme për Michael Olise, në rast se sulmuesi francez largohet nga Bayern Munich. Shkodrani zgjodhi projektin e Gjermanisë në vend të Shqipërisë dhe ka marrë ftesë për ndeshjet e Ligës së Kombeve.