Premier League

Crystal Palace largon Pierre Sage pas pesë muajsh në detyrë

Crystal Palace ka shkarkuar trajnerin Pierre Sage pas vetëm pesë muajsh në krye të skuadrës. Klubi londinez ndodhet në vendin e fundit të Ligës Premier. Vendimi erdhi pas humbjes 3-1 të së dielës kundër Liverpoolit, e katërta radhazi për Crystal Palace në kampionat. Në njoftimin zyrtar, Crystal…

Crystal Palace largon Pierre Sage pas pesë muajsh në detyrë

Crystal Palace ka shkarkuar trajnerin Pierre Sage pas vetëm pesë muajsh në krye të skuadrës. Klubi londinez ndodhet në vendin e fundit të Ligës Premier.

Vendimi erdhi pas humbjes 3-1 të së dielës kundër Liverpoolit, e katërta radhazi për Crystal Palace në kampionat.

Në njoftimin zyrtar, Crystal Palace konfirmoi largimin e Sage nga posti i trajnerit, falënderoi atë dhe stafin e tij për punën e bërë në Londrën Jugore dhe u uroi gjithë të mirat në të ardhmen.

«Shqiponjat» kanë regjistruar vetëm dy fitore në 10 ndeshjet e para dhe kanë pësuar 24 gola, më shumë se çdo ekip tjetër në kampionat. Në Ligën e Evropës, Palace renditet i 21-ti mes 36 ekipeve, me një fitore në katër takime.

Sage nuk është trajneri i vetëm që humbi detyrën sot, të enjten. Më herët gjatë ditës, Manchester United njoftoi shkarkimin e trajnerit anglez Michael Carrick.

Sipas mediumit britanik BBC, Thomas Frank, ish-trajner i Tottenham dhe Brentford, është në bisedime të avancuara për të marrë drejtimin e Crystal Palace.