La Liga

Juventusi kërkon mbrojtës të majtë, Balde i Barcelonës në krye të listës

Juventusi synon të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes në afatin kalimtar të janarit, pasi kjo pozitë mbetet ndër shqetësimet kryesore të skuadrës. Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, paraqitjet e paqëndrueshme të Andrea Cambiasos dhe Juan Cabalit e kanë detyruar trajnerin Luciano…

Juventusi kërkon mbrojtës të majtë, Balde i Barcelonës në krye të listës

Juventusi synon të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes në afatin kalimtar të janarit, pasi kjo pozitë mbetet ndër shqetësimet kryesore të skuadrës.

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, paraqitjet e paqëndrueshme të Andrea Cambiasos dhe Juan Cabalit e kanë detyruar trajnerin Luciano Spalletti që, në disa raste, ta vendosë Zeki Celikun në një rol jo natyral për të.

Në krye të listës së objektivave të Juventusit është Alejandro Balde i Barcelonës. Për spanjollin interesohen gjithashtu Roma dhe disa klube të Ligës Premier, ndaj konkurrenca për transferimin e tij pritet të jetë e fortë.

Balde thuhet se dëshiron të largohet në janar për të siguruar më shumë minuta, pasi ka humbur një pjesë të rëndësisë në planet e trajnerit Hansi Flick. Një marrëveshje huazimi mund ta bëjë të mundur afrimin e tij.

Një tjetër emër që pëlqehet nga “Zonja e Vjetër” është Lorenzo Bernasconi i Atalantas. Mbrojtësi 22-vjeçar ka bërë 12 paraqitje këtë sezon, por vlera e tij prej 25 milionë eurosh e vështirëson një transferim në janar.

Drejtuesit e Juventusit po shqyrtojnë edhe Destiny Udogien e Tottenhamit. Mbrojtësi anglez konsiderohet një alternativë me kosto më të ulët për krahun e majtë.