Ardian Ismajli është afër vazhdimit të kontratës me Torinon, sipas raportimeve të mediave italiane të enjten.
Klubi italian është i kënaqur me mbrojtësin dhe synon ta mbajë në skuadër edhe pas mbylljes së sezonit aktual.
Marrëveshja e tanishme e Ismajlit skadon në verën e vitit të ardhshëm. Palët kanë nisur kontaktet dhe pritet ta përmbyllin së shpejti marrëveshjen për rinovim.
Kontrata e re do ta mbante Ismajlin te Torino të paktën deri në vitin 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Ismajli kaloi te Torino si lojtar i lirë në verën e vitit 2025. Më parë në Itali ka luajtur edhe për Empolin dhe Spezian.
Gjatë sezonit aktual, 30-vjeçari ka zhvilluar 12 ndeshje me Torinon në të gjitha garat, dhjetë prej tyre në Serie A.
