Kombëtaret

Mesazhi u mor menjëherë”, Rolando Maran flet për problemet e skuadrës dhe planin ndaj Finlandës

Një ditë para përballjes me Finlandën në Ligën C të Ligës së Kombeve, trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. I pyetur nëse skuadra do të arrijë të shënojë gola dhe çfarë do t’u ofrojë tifozëve, Maran tha se këtë e shpresojnë ai, stafi teknik, lojtarët dhe…

Mesazhi u mor menjëherë”, Rolando Maran flet për problemet e skuadrës dhe planin ndaj Finlandës

Një ditë para përballjes me Finlandën në Ligën C të Ligës së Kombeve, trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“Sinjali është marr direkt”, Rolando Maran zbulon

I pyetur nëse skuadra do të arrijë të shënojë gola dhe çfarë do t’u ofrojë tifozëve, Maran tha se këtë e shpresojnë ai, stafi teknik, lojtarët dhe tifozët. Prania e një numri të madh mbështetësish, sipas tij, tregon besimin që ata kanë te ekipi. Trajneri tha se ka parë te lojtarët dëshirë për të vijuar dhe për të ruajtur vlerat, si edhe vullnetin për të fituar. Ai kujtoi se skuadra përfaqëson kombin.

Lidhur me deklaratat nga kampi finlandez se synojnë vendin e parë dhe tri pikët, Maran theksoi se Shqipëria duhet të përqendrohet te detyrat e veta dhe jo te fjalët e kundërshtarëve. Ai u shpreh i bindur te skuadra dhe puna e bërë, duke nënvizuar rëndësinë që ky besim të pasqyrohet edhe në paraqitjen në fushë. Stadiumi i mbushur, shtoi ai, do të jetë një shtysë e mëtejshme.

Për deklaratën e kapitenit Gjimshiti pas ndeshjes me San Marinon, se lojtarët synonin lavdinë personale, trajneri tha se mesazhi ishte kuptuar menjëherë pas asaj sfide. Sipas Maranit, skuadra e ndien përgjegjësinë dhe është e vetëdijshme si për gabimet e mundshme, ashtu edhe për nevojën për t’u përmirësuar.

Sa i përket strategjisë ndaj Finlandës, Maran tha se Shqipëria do të kërkojë të shënojë, por edhe të mos pësojë gol. Ai vlerësoi se ndeshja me San Marinon ka vënë në pikëpyetje disi procesin e punës. Në takimin e parë në Finlandë, sipas tij, ekipi mund të kishte shënuar më shumë dhe ta kishte mbyllur ndeshjen, por disa momente të veçanta ndikuan në rrjedhën e saj. Trajneri u shpreh se skuadra e di çfarë dëshiron të tregojë në ndeshjen e nesërme.