Kombëtaret

Ardian Ismajli para ndeshjes me Finlandën: Në “Air Albania” fitorja është detyrim

Një ditë para sfidës Shqipëri-Finlandë, e programuar të luhet nesër në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”, kombëtarja shqiptare zhvilloi konferencën për shtyp. Për mediat foli mbrojtësi Ardian Ismajli, i cili u ndal te objektivat e skuadrës dhe rëndësia e kësaj përballjeje. Ismajli theksoi se…

Ardian Ismajli para ndeshjes me Finlandën: Në “Air Albania” fitorja është detyrim

Një ditë para sfidës Shqipëri-Finlandë, e programuar të luhet nesër në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”, kombëtarja shqiptare zhvilloi konferencën për shtyp. Për mediat foli mbrojtësi Ardian Ismajli, i cili u ndal te objektivat e skuadrës dhe rëndësia e kësaj përballjeje.

Përballja me Finlandën, Ardian Ismajli: Fitorja është

Ismajli theksoi se përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe se ekipi e njeh peshën e takimit. Sipas tij, synimi është i qartë: Shqipëria duhet të renditet në vendin e parë. Mbrojtësi vlerësoi se kuqezinjtë kanë më shumë cilësi se të gjitha skuadrat e tjera të grupit, ndërsa kujtoi se në Finlandë zhvilluan ndoshta ndeshjen e tyre më të mirë në fushë, por episodet ndikuan në rezultat.

Duke folur për golat e pësuar nga goditjet standarde, ai u shpreh se dy goditje të tilla sollën dy gola dhe se fati nuk ishte në anën e Shqipërisë. Ismajli pranoi se skuadra duhet të tregojë më shumë kujdes, veçanërisht për të shmangur faullet pranë portës, edhe pse situata të caktuara në fushë mund t’i detyrojnë lojtarët të ndërhyjnë në këtë mënyrë.

Mbrojtësi nuk beson se futbollistët përjetojnë panik apo stres kur luajnë para tifozëve shqiptarë. Ai nënvizoi se sa herë kombëtarja ka luajtur si vendase, ka paraqitur nivel të mirë. Sipas Ismajlit, një fitore shpesh mjafton për të zgjidhur problemet, ndërsa çdo lojtar ndien diçka të veçantë kur luan në “Air Albania”.

Për gabimet individuale, Ismajli tha se ato janë pjesë e futbollit, por ekipi duhet të punojë për t’i minimizuar. Ai kërkoi më shumë qartësi në zbatimin e ideve të lojës dhe vlerësoi punën e trajnerit me stafin. Skuadra, sipas tij, i ka analizuar këto elemente përmes videove gjatë stërvitjeve dhe duhet të zbatojë në fushë atë që kërkon trajneri për të arritur rezultatin.

Sa i përket qasjes më sulmuese të Maran, në krahasim me stilin e Sylvinhos, Ismajli deklaroi se mbrojtja më e mirë është sulmi. Ai tha se futbolli shumë defensiv dhe statik i Sylvinhos nuk ekziston më, ndërsa presingu i lartë e ndihmon ekipin të detyrojë kundërshtarin të gabojë. Trajneri, shtoi ai, ka evidentuar edhe anët pozitive të skuadrës.

Ismajli foli edhe për mbështetjen e tifozëve, të cilët kohët e fundit kanë qenë të pranishëm në numër të madh. Ai theksoi se çdo futbollist mban një përgjegjësi të madhe kur vesh fanellën e kombëtares dhe se sot nuk ka më ndeshje të lehta. Megjithatë, sipas tij, Shqipëria po luan futboll dhe tifozët nuk mungojnë asnjëherë. Mbrojtësi e cilësoi mbështetjen në “Air Albania” si pikën më të fortë të ekipit, duke shtuar se tifozët e kanë treguar këtë përkrahje gjatë këtyre viteve. Në fund, ai nënvizoi se më i rëndësishmi mbetet rezultati.