Neymar është duke kaluar nëpër fazën e rehabilitimin nga lëndimi që pësoi në ligamentin e gjurit në ndeshjen e Brazilit.
Sulmuesi që iu bashkua Al Hilalit në verën e vitit të kaluar është vërshuar me komente negative për sjelljet e tij jashtë fushe duke shkuar nga festa në festë.
Për më shumë, ai u akuzua se ka shtuar edhe shumë peshë dhe se Al Hilal kishte bërë një lëvizje të gabuar duke e transferuar atë nga Paris Saint-Germain.
Por, në lidhje me raportimet e mediave ndërkombëtare, Neymar ka reguar nëpërmjet një videoje.
Ai ka përgënjeshtruar të gjitha ato, duke ngritur maicën e tij, për të treguar se a është shëndoshur apo jo.
Duket se forma e tij është perfekte dhe nga Al Hilal nuk ka asgjë për t’u shqetësuar vetëm që të luten për rikthimin e tij sa më të shpejtë në fushë.
/Telegrafi/
sport,Al Hilal,liga pro saudite,neymar , Al Hilal,liga pro saudite,neymar