Michael Olise është ndër lojtarët më krijues në sulmin e Bayern Munichut, por këtë sezon francezi mban edhe kreun e një renditjeje negative në kampionatin gjerman.
Sipas të dhënave të Fussballdaten.de, 24-vjeçari ka humbur posedimin e topit më shumë se çdo futbollist tjetër në Bundesliga këtë sezon: 194 herë në nëntë paraqitje.
Pas shtatë xhirove, Olise ishte i treti në këtë listë me 147 topa të humbur. Në dy ndeshjet pasuese ai e humbi posedimin edhe 47 herë, duke kaluar në vendin e parë.
Pas tij renditet Vladimir Coufal i Hoffenheimit me 185 topa të humbur. Lista vijon me Ibrahim Maza të Bayer Leverkusenit me 162, Laurin Curda të SC Paderbornit me 161 dhe Lukas Petkov të SV Elversbergut me 157.
Në renditjen sipas minutave të luajtura, Olise është i treti, jo i pari. Mesatarja e tij është 23.37 topa të humbur për 90 minuta, pas Vladimir Coufalit me 23.82 dhe Borna Sosës me 23.45.
