Presioni për ndryshime në drejtimin e Manchester Unitedit po shtohet, ndërsa e ardhmja e Michael Carrick si trajner mbetet e paqartë.
Mediumi britanik talkSPORT raporton se drejtuesit e klubit po shqyrtojnë shkarkimin e Carrickut, por nuk pritet të vendosin menjëherë për të ardhmen e tij.
Të martën, shefi ekzekutiv Omar Berrada dhe drejtori i futbollit Jason Wilcox pritet të takohen në Monaco me bashkëpronarin Sir Jim Ratcliffe. Sipas raportimeve, ata do të rekomandojnë ndryshimin e trajnerit, megjithëse takimi nuk pritet të sjellë një vendim përfundimtar apo një njoftim të menjëhershëm.
Mauricio Pochettino është ndër emrat kryesorë që përmenden si zëvendësues të mundshëm të Carrickut. Ish-trajneri i Chelseat dhe Tottenhamit raportohet se në kontratën me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka një klauzolë largimi prej shtatë milionë funtesh.
Ndërkohë, Carrick është paraqitur në qendrën stërvitore të klubit, Carrington. Ai ka drejtuar një seancë stërvitore me një grup të reduktuar futbollistësh dhe më pas ka ndjekur nga afër një ndeshje të ekipit U-18 të Manchester Unitedit.
