Para ndeshjes së Kosovës me Izraelin, Kreshnik Hajrizi foli për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) rreth rikthimit të tij pas lëndimit dhe gjendjes në kampin e Kombëtares.
Futbollisti kosovar tha se rikthimi në fushë i ka sjellë kënaqësi. Sipas tij, gjithçka ka ecur mirë pas lëndimit, stërvitjet po shkojnë shumë mirë dhe skuadra po përgatitet në mënyrën më të mirë për ndeshjen. Ai shtoi se ekipi ndihet mirë dhe atmosfera është pozitive.
Hajrizi u shpreh se të luash në shtëpi, përpara tifozëve të Kosovës, është gjithmonë më mirë për skuadrën. Ai shpreson që ekipi të zhvillojë një lojë të mirë e pozitive dhe të marrë tri pikët.
Kosova do të luajë kundër Izraelit më 14 nëntor, në kuadër të Ligës së Kombeve. Në këtë përballje, Dardanët synojnë fitoren para tifozëve të tyre.
