Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Paris për Forumin e Paqes. Në këtë vizitë ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, Kurti është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe me presidentin e Senatit francez, Gérard Larcher.
Biseda me Larcher, e mbajtur më 9 nëntor, u përqendrua te forcimi i raporteve dypalëshe, zhvillimi ekonomik dhe synimet e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Në Forumin e Paqes marrin pjesë përfaqësues shtetërorë dhe ndërkombëtarë.
