Uzuni gaboi penallti, trajneri e mbron: E kanë humbur edhe fenomenë, nuk e gjuajti keq

Lajme

Myrto Uzuni ishte protagonisti i pafat i humbjes 2-0 të Granadës në fushën e Getafes.

Sulmuesi shqiptar nuk ia doli që të transformonte saktësisht një penallti në pjesën e dytë të ndeshjes, një episod që mund të rihapte duelin.

Megjithatë, pas sfidës, trajneri Aleksander Medina, ka theksuar se nuk duhej kritikuar futbollisti i skuadrës së tij për gjuajtjen që u ndal nga shtylla.

“Në historinë e futbollit botëror ka fenomenë që kanë humbur penallti dhe kjo i ndodhi atij dhe mund t’i ndodhë përsëri. Ai ka gjuajtur shumë, ka shënuar gola me një përqindje të lartë saktësie në gjuajtje, edhe këtë herë nuk e ekzekutoi keq, e gjuajti në krah dhe ajo që ndodhi ishte që u ndal nga shtylla.

Por nuk kam çfarë t’i them asgjë, janë situata që ndodhin në futboll dhe ne jemi në krah të tij. Duhet që t’i japim mbështetje, besim, si dhe të bëjmë autokritikë si kur gjërat nuk shkuan mirë në 45 minutat e para.

Këta janë futbollistë dhe e dinë në mënyrë perfekte kur bëjnë mirë apo keq, kur duhet të përmirësohemi dhe kur jemi në rrugën e duhur”, tha trajneri i Granadës duke i dalë në mbrojtje futbollistit shqiptar.



sport,Myrto Uzuni , Myrto Uzuni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *