Van Dijk nuk është i sigurt nëse do të qëndrojë në Liverpool

Lajme

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk nuk është i sigurt për të ardhmen e tij në “Anfield”. Një gjë të tillë ai e ka bërë të ditur pas ndeshjes së djeshme kundër Norwich në FA Cup.

Tifozët e Liverpoolit u tronditën të premten më 26 janar kur Jurgen Klopp njoftoi opinionin se do të largohet nga “Anfield” në fund të këtij edicioni, ndonëse ka kontratë valide me Liverpoolin deri në qershor të vitit 2026.

Tani përballë drejtuesve të klubit është një detyrë e vështirë për të gjetur një trajner për të zëvendësuar gjermanin. Ata duhet të gjejnë zgjidhjen e duhur pasi lojtarët kryesorë, përfshirë kapitenin Van Dijk, presin me padurim të shohin se çfarë lëvizjesh do të bëjë klubi.

“Klubi ka një detyrë të vështirë përpara, shumë gjëra do të ndryshojnë. Jam shumë kurioz të shoh se çfarë drejtimi do të marrë. Do ta shohim situatën tonë”, tha holandezi.

Mediat britanike raportojnë se pronarët e Liverpoolit aktualisht kanë dy emra në listën e tyre të ngushtë: Xabi Alonson e Bayer Leverkusen dhe Roberto de Zerbin e Brighton.



sport,Virgil Van Dijk , Virgil Van Dijk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *