La Liga

Lamine Yamal lë pas Lionel Messin me rekord në La Liga

Paraqitja kundër Atletico Madridit i solli Lamine Yamalit një tjetër rekord në futbollin spanjoll. Talenti i Barcelonës dha pasimin vendimtar për golin që u siguroi fitoren katalunasve. Ishte asistimi i tij i 40-të në La Liga, shifër që asnjë lojtar tjetër nuk e kishte arritur në një moshë kaq të…

Lamine Yamal lë pas Lionel Messin me rekord në La Liga

Paraqitja kundër Atletico Madridit i solli Lamine Yamalit një tjetër rekord në futbollin spanjoll.

Talenti i Barcelonës dha pasimin vendimtar për golin që u siguroi fitoren katalunasve. Ishte asistimi i tij i 40-të në La Liga, shifër që asnjë lojtar tjetër nuk e kishte arritur në një moshë kaq të re.

Eksperti i statistikave të futbollit MisterChip bëri të ditur se Yamal e preku këtë kuotë në moshën 19 vjeç e 118 ditë, duke përmirësuar rekordin e mëparshëm me gati tre vjet.

Renditja e lojtarëve më të rinj që kanë dhënë 40 asistime në historinë e La Ligës tregon përmasat e këtij rekordi.

Pas Yamalit, që kryeson me 19 vjet e 118 ditë, renditen Lopez Ufarte me 22 vjet e 15 ditë dhe Adrian Escudero me 22 vjet e 349 ditë.

Lista vijon me Segui, i cili e arriti këtë shifër në moshën 23 vjeç e 74 ditë, si edhe me Etxeberria dhe legjendën e Barcelonës Lionel Messi, të dy në moshën 23 vjeç e 158 ditë.

Duke lënë pas edhe Messin, ish-bashkëlojtarin e tij, Yamal dëshmon sërish se është ndër talentet më të spikatura të futbollit botëror.