La Liga

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ishte protagonisti kryesor i fitores 2-1 të Barcelonës ndaj Atletico Madridit të dielën, teksa realizoi të dy golat e skuadrës katalanase në “Metropolitano”. Mesfushori 22-vjeçar e gjeti rrjetën fillimisht në minutat shtesë të pjesës së parë, duke barazuar rezultatin, ndërsa në…

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ishte protagonisti kryesor i fitores 2-1 të Barcelonës ndaj Atletico Madridit të dielën, teksa realizoi të dy golat e skuadrës katalanase në “Metropolitano”.

Mesfushori 22-vjeçar e gjeti rrjetën fillimisht në minutat shtesë të pjesës së parë, duke barazuar rezultatin, ndërsa në minutën e 66-të shënoi edhe golin që i dha Barcelonës triumfin.

Pas ndeshjes, Fermín u pyet nëse synon të rivalizojë me bashkëlojtarin e tij, Raphinha, për çmimin Pichichi, që i jepet golashënuesit më të mirë të La Ligës. Megjithatë, ai u tregua realist dhe nuk pranoi se mund të hyjë në një garë të tillë.

“Nuk besoj se do ta arrij, sepse Raphinha po luan në mënyrë të jashtëzakonshme dhe jam i sigurt se do të vazhdojë të shënojë gola! Për sa kohë që mund ta ndihmoj ekipin, jam i lumtur”, deklaroi ai.

López foli gjithashtu për paraqitjen e Barcelonës në pjesën e dytë, duke theksuar se skuadra kishte hyrë në dhomat e zhveshjes me bindjen se duhej të ruante nivelin e treguar në fundin e pjesës së parë.

“Në pushim e dinim se duhej të vazhdonim të luanim ashtu siç e përfunduam pjesën e parë”, u shpreh mesfushori.

“Mendoj se ekipi zhvilloi një pjesë të dytë të jashtëzakonshme, si në aspektin defensiv, ashtu edhe në atë ofensiv. Jemi shumë të lumtur”, përfundoi Fermín.