Serie A

Interi triumfon 2-0 ndaj Comos dhe rikthehet te fitorja në Serie A

Interi mposhti Comon me rezultatin 2-0 në javën e 11-të të Serie A, duke siguruar rikthimin te fitoret në kampionat. Ekipi i Cristian Chivut e mori menjëherë kontrollin e ndeshjes dhe zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të. Djed Spence shërbeu për Francesco Pio Espositon, i cili realizoi brenda…

Interi triumfon 2-0 ndaj Comos dhe rikthehet te fitorja në Serie A

Interi mposhti Comon me rezultatin 2-0 në javën e 11-të të Serie A, duke siguruar rikthimin te fitoret në kampionat.

Ekipi i Cristian Chivut e mori menjëherë kontrollin e ndeshjes dhe zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të. Djed Spence shërbeu për Francesco Pio Espositon, i cili realizoi brenda zonës së rreptësisë.

Vetëm shtatë minuta më vonë, Interi gjeti edhe golin e dytë. Marcus Thuram përfitoi nga një top i rikthyer në zonë dhe e dërgoi atë në rrjetë, duke vendosur shifrat 2-0, që mbetën të pandryshuara deri në pushim.

Pas rifillimit, të dyja skuadrat kryen disa zëvendësime, por asnjëra nuk arriti të ndryshojë rezultatin. Interi ruajti avantazhin deri në fund, ndërsa Daniele Chiffi e mbylli ndeshjen në minutën e 90+3-të.

Falë këtij suksesi, Interi shkon në 28 pikë dhe qëndron në vendin e dytë të renditjes. Como, ndërkohë, mbetet në kuotën e 23 pikëve dhe pozicionohet i pesti.

Fitorja ndaj Comos i jep Interit tre pikë të rëndësishme në një derbi mes dy skuadrave që po paraqiten mirë këtë sezon në elitën e futbollit italian.