Tirana ka njoftuar largimin e Albi Dokës. Mbrojtësi i bardhebluve ka nisur një tjetër aventurë në karrierën e tij. Sipas njoftimit zyrtar të kryeqytetasve, Doka do të niset drejt Hungarisë për të luajtur me Ujpjest.
“Faleminderit Albi Doka! KF Tirana njofton transferimin e mbrojtësit Albi Doka në klubin hungarez të Ujpest FC.
Mbrojtësi 26-vjeçar u bashkua me klubin tonë në merkaton e verës nga klubi i Honved, teksa edhe në të shkuarën, ai ka mbajtur veshur fanellën bardh’ e blu, duke fituar titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.
Klubi i Tiranës falënderon Dokën për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në aventurën e re”, thuhet në njoftim.
/Sport Ekspres/
sport,Albi Doka,tirana,ujpest , Albi Doka,tirana,ujpest