Gramshi është ngjitur në krye të klasifikimit të Kategorisë së Dytë, falë fitores 2-0 përballë Tërbunit dhe humbjes së Vllaznisë B në derbin e qytetit ndaj Basanias.

Në transfertën me Basanian, Vllaznia B u mund 2-1, duke regjistruar disfatën e parë të sezonit dhe duke lëshuar vendin e parë. Gramshi tashmë numëron 19 pikë, 1 më shumë se kuqeblutë.
Dy përballjet e tjera sollën një barazim pa gola mes Luzit të Vogël dhe Lushnjës, si dhe suksesin 1-0 të Naftëtarit ndaj Shirokës.
Të katërta takimet, të luajtura për javën e 7-të, nisën në orën 13:30 dhe tashmë kanë përfunduar.
Rezultatet e ndeshjeve:
Naftëtari 1-0 Shiroka
Basania 2-1 Vllaznia B
Luz i Vogël 0-0 Lushnja
Gramshi 2-0 Tërbuni
