Superiore

Klafuriç shpjegon si Tirana mposhti Teutën: “Luajnë në kufirin e kartonit të kuq

Tirana arriti një fitore me shumë vështirësi ndaj Teutës në javën e 11-të të Abissnet Superiore. Pas takimit, trajneri i bardhebluve, Dean Klafuriç, foli për mediat. Klafuriç tha se ishte i kënaqur me rezultatin, ndonëse skuadra e tij humbi një penallti dhe nuk shfrytëzoi disa raste të tjera.…

Klafuriç shpjegon si Tirana mposhti Teutën: “Luajnë në kufirin e kartonit të kuq

Tirana arriti një fitore me shumë vështirësi ndaj Teutës në javën e 11-të të Abissnet Superiore. Pas takimit, trajneri i bardhebluve, Dean Klafuriç, foli për mediat.

“Teuta luan në kufirin e kartonit të kuq”, Klafuriç

Klafuriç tha se ishte i kënaqur me rezultatin, ndonëse skuadra e tij humbi një penallti dhe nuk shfrytëzoi disa raste të tjera. Sipas tij, Tirana e kontrolloi pjesën e parë, por edhe Teuta krijoi mundësitë e saj, duke e mbajtur rezultatin të hapur.

Trajneri shpjegoi se besimi te fitorja e shtyu të aktivizonte dy sulmues, Xhixhën dhe Dacin. Ai shtoi se më pas ndryshoi edhe pozicionet e lojtarëve, një lëvizje që solli golin. Për kundërshtarin, Klafuriç u shpreh se Teuta është ekip shumë i fortë, luan futboll agresiv dhe vepron “në kufirin e kartonit të kuq”.