Kombëtaret

Adri Mehmeti realizon ëndrrën, Pochettino e thërret për ndeshjet zyrtare të SHBA-së

Mauricio Pochettino ka përfshirë yllin e New York Red Bulls, Adri Mehmeti, në listën e SHBA-së për kualifikueset e Ligës së Kombeve të CONCACAF-it, duke i bërë realitet ëndrrën. Shqipëria e dëshironte shumë mesfushorin e talentuar, por zgjedhja e tij përfundimtare për karrierën ndërkombëtare është…

Adri Mehmeti realizon ëndrrën, Pochettino e thërret për ndeshjet zyrtare të SHBA-së

Mauricio Pochettino ka përfshirë yllin e New York Red Bulls, Adri Mehmeti, në listën e SHBA-së për kualifikueset e Ligës së Kombeve të CONCACAF-it, duke i bërë realitet ëndrrën.

Shqipëria e dëshironte shumë mesfushorin e talentuar, por zgjedhja e tij përfundimtare për karrierën ndërkombëtare është përfaqësuesja amerikane.

Kontakti i parë me ekipin erdhi në tetor, kur Pochettino e thirri për ta provuar. Paraqitja e Mehmetit e bindi trajnerin argjentinas, i cili tashmë i ka besuar një vend në grumbullimin për takimet zyrtare.

Në listën e plotë të SHBA-së, Mehmeti figuron krahas emrave të njohur si futbollisti i Juventusit Weston McKennie, Malik Tillman i Leverkusenit dhe Pulisic i Milanit.

Përballja e SHBA-së në këtë çerekfinale do të jetë me Haitin.