Conference League

A do ta pranonte barazimin? Albano Aleksi: Egnatia ka dëshmuar se është kundërshtar i fortë

Albano Aleksi foli në emisionin “Sport News” në “News24” për ndeshjen që Egnatia do të luajë nesër në mbrëmje, në transfertë kundër Universitatea Craiova. Moderatorja Trevisa Tufa e pyeti kapitenin e rrogozhinasve nëse do të firmoste për një barazim. Aleksi tha se barazimi do të ishte një rezultat…

A do ta pranonte barazimin? Albano Aleksi: Egnatia ka dëshmuar se është kundërshtar i fortë

Albano Aleksi foli në emisionin “Sport News” në “News24” për ndeshjen që Egnatia do të luajë nesër në mbrëmje, në transfertë kundër Universitatea Craiova. Moderatorja Trevisa Tufa e pyeti kapitenin e rrogozhinasve nëse do të firmoste për një barazim.

Aleksi tha se barazimi do të ishte një rezultat i kënaqshëm, por theksoi se Egnatia hyn në çdo ndeshje për të marrë pikët maksimale. Sipas tij, ky objektiv nuk ndryshon as përballë kundërshtarëve me buxhete të mëdha.

Kapiteni i kampionëve u shpreh se skuadra do të japë maksimumin në Rumani. Ai tha se kundërshtarët e dinë që luajnë përballë Egnatias, e cila ka treguar se është një kundërshtar i vështirë. Sipas Aleksit, të dyja skuadrat mund të kenë frikë nga njëra-tjetra, por Egnatia do të luajë futbollin e saj. Ai shpreson të ketë edhe pak fat dhe tha se skuadra do të ishte shumë e kënaqur nëse do të siguronte vazhdimin.