La Liga

Komiteti spanjoll i gjyqtarëve: Penalltia në favor të Real Madridit ishte gabim i rëndë

Komiteti teknik i gjyqtarëve në Spanjë ka pranuar se penalltia e akorduar për Kylian Mbappen në sfidën ndaj Racing Santander nuk duhej të jepej. Ngjarja u regjistrua në ndeshjen e xhiros së 11-të të La Ligës. Sipas gazetës spanjolle AS, komiteti e cilësoi vendimin si gabim serioz të gjyqtarit, në…

Komiteti spanjoll i gjyqtarëve: Penalltia në favor të Real Madridit ishte gabim i rëndë

Komiteti teknik i gjyqtarëve në Spanjë ka pranuar se penalltia e akorduar për Kylian Mbappen në sfidën ndaj Racing Santander nuk duhej të jepej. Ngjarja u regjistrua në ndeshjen e xhiros së 11-të të La Ligës.

Sipas gazetës spanjolle AS, komiteti e cilësoi vendimin si gabim serioz të gjyqtarit, në takimin që Real Madridi e fitoi me rezultatin 3-0. Ai vlerësoi se kontakti mes Mbappes dhe mbrojtësit Mateo Prati nuk ishte i mjaftueshëm për të dhënë penallti.

Vendimi për goditjen nga pika e bardhë u mor pasi Mbappe kishte goditur topin brenda zonës. Sulmuesi francez po tentonte të kalonte me shpejtësi Pratin, i cili e preku me dorë teksa ai nisej me topin.

Në emisionin “Tiempo de Revisar”, komiteti shpjegoi se Prati e kishte vendosur krahun përpara Mbappes, por pa ushtruar forcë. Sipas analizës, veprimi nuk përbënte arsye për akordimin e penalltisë.

“Mbappe e kontrollon topin brenda zonës së penalltisë dhe përpiqet të niset shpejt, ndërsa Prati e vendos krahun përpara sulmuesit pa ushtruar mbi të asnjë forcë”.

Në njoftimin e analizës thuhej: “Mes kontaktit dhe rënies nuk ka një lidhje të qartë shkakësore, ndaj nuk bëhet fjalë për penallti. Ky ishte një gabim i qartë dhe serioz i gjyqtarit, ndërsa VAR-i duhej të kishte ndërhyrë”.

Lojtarët e Racing Santander reaguan me zemërim ndaj vendimit gjatë ndeshjes. Tani, vlerësimi i komitetit ka konfirmuar se protestat e tyre ishin të drejta.