Kupa e Botës ka kaluar në fazën çerekfinale, pasi janë plotësuar emrat e 8 skuadrave të cilat do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre me ëndrrën për të fituar trofeun.
Për herë të parë që nga starti i tij, Botërori 2026 do të ketë një ditë pushim mes ndeshjeve, pasi nuk ka asnjë të tillë të programuar më datë 8 korrik, meqë sfidat kthen më datë 9 korrik me përballjen Francë-Marok që hap çerekfinalet.
Më pas luhet çdo ditë me radhë nga një ndeshje, duke vazhduar me Spanjë-Belgjikë, Norvegji-Angli dhe në fund Argjentinë-Zvicër.
Bie në sy se sipas programit, vetëm njëra nga ndeshjet ka orar të papërshtatshëm për Europën dhe bëhet fjalë për sfidën e fundit, ku luan Argjentina.
AXHENDA
09/07 Francë – Marok ora 22:00
10/07 Spanjë – Belgjikë ora 21:00
11/07 Norvegji – Angli ora 23:00
12/07 Argjentinë – Zvicër ora 03:00


