Argjentinë – Egjipt, publikohen 11-shet zyrtare: Scaloni bën disa lëvizje të vogla

Argjentinë – Egjipt, publikohen 11-shet zyrtare: Scaloni bën disa lëvizje të vogla

Lajme

Nga ora 18:00, Argjentina dhe Egjipti do të përballen në fazën e 1/8 së finales të Kampionatit Botëror.

Skuadra argjentinase e siguroi këtë etapë pas një fitoreje të vuajtur 3-2 kundër Kepit të Gjelbër, ndërsa Egjipti avancoi pasi mposhti Australinë në penallti.

Para nisjes së takimit, trajnerët Lionel Scaloni dhe Hossam Hassan kanë bërë publike formacionet zyrtare.

Në krahasim me ndeshjen ndaj Kepit të Gjelbër, te Argjentina ka dy ndryshime të vogla. Në repartin ofensiv nga minuta e parë aktivizohet Julian Alvarez, që merr vendin e Latuaro Martinez.

Po ashtu, në krahun e majtë të mbrojtjes nis si titullar Nicolas Tagliafico, duke zëvendësuar Facundo Medinën.

Formacionet zyrtare:

https://x.com/eurofootcom/status/2074504255378014345

Argjentinë: Martinez, Molina, Romero, Martinez, Tagliafico; De Paul, Mac Allister, Paredes, Fernandez; Messi, Alvarez.

Egjipt: Shobeir; Hafez, Rabia, Ibrahim, Hany; Hassan, Lasheen, Attia, Ashour; Ziko, Salah.

Promo