Dinamo zyrtarizon edhe tre largime të tjera, Guindo, Texeira dhe Bregu mbyllin aventurën te kryeqytetasit

Dinamo zyrtarizon edhe tre largime të tjera, Guindo, Texeira dhe Bregu mbyllin aventurën te kryeqytetasit

Lajme

Dinamo ka bërë publik largimin e tre futbollistëve të tjerë nga skuadra. Përmes një postimi në “Instastory” në Instagram, klubi kryeqytetas njoftoi se Saliou Guindo, Andre Texeira dhe Dejvi Bregu nuk do të vazhdojnë të jenë pjesë e ekipit në sezonin e ardhshëm.

Ndarja mes palëve vjen pasi kontratat e lojtarëve përfundonin me mbylljen e sezonit që sapo lamë pas. Ndërkohë, për Dejvi Bregun tashmë është e qartë zgjedhja e tij, me anësorin që do të transferohet në Arabinë Saudite, ashtu siç raportoi “Newsport.al” ditën e djeshme. Gjithsesi, emri i klubit të tij të ri nuk është bërë ende i ditur.

Sa u takon paraqitjeve në sezonin e fundit, Bregu luajti 34 ndeshje, realizoi 10 gola dhe dha 4 asistime. Nga ana tjetër, Guindo shënoi 4 herë në total në 14 aktivizime, ndërsa qendërmbrojtësi Texeira u paraqit në 28 ndeshje dhe dha kontribut me 3 gola.

Promo